Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Çfarë ndodh kur nuk i pret flokët për 33 vjet? Tami Manis nga Tennessee e ka bërë këtë dhe tani mban rekordin botëror për flokët më të gjata të stilit “mullet”.
Manis ka treguar se si videoklipi i këngës “Voices Carry” i vitit 1985 e inspiroi atë të fillonte t’i rriste flokët posaçërisht gjatë në pjesën e pasme.
“Vajza kishte një bisht miu”, ka thënë ajo. “Dhe vërtet e doja edhe unë”.
Stili i flokëve për të cilin Manis ndjeu admirim ishte flokë të shkurtër përpara dhe të gjata prapa, i popullarizuar në vitet 1980 dhe 1990, shkroi Guardian.
Në shkurt 1990 ishte hera e fundit kur ajo preu flokët prapa kokës. Tani janë të gjata 172.7cm.