Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nata e Super-Hënës blu: Çfarë është dhe si mund ta shohim “ngjarjen e rrallë qiellore”?

Të Tjera  |  31.08.2023 Ora 8:21   

Vëzhguesit e yjeve kanë “natën e tyre” sonte pasi hëna më e madhe dhe më e ndritshme e vitit do të jetë e dukshme të mërkurën dhe të enjten nga e gjithë bota.

Por çfarë është kjo ngjarje e rrallë qiellore, përkatësisht çfarë është një “Super-Hëna blu”?

Termi “superhëna” u krijua në vitin 1979 nga astrologu Richard Nolle për t’iu referuar pikës kur hëna e plotë është në pikën më të afërt të orbitës së saj rreth Tokës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Orbita e Hënës është eliptike pasi ndjek një kurs oval rreth Tokës, që do të thotë se është gjithnjë e më larg Tokës në periudha të ndryshme.

Dhe këtë herë, do të jetë Hëna e plotë më e afërt e vitit, vetëm 357,344 kilometra (222,043 milje) larg.

Kjo është më shumë se 160 kilometra (100 milje) më afër se superhëna e 1 gushtit.

Meqenëse kjo është hëna e dytë e plotë në gusht, ajo bëhet një hënë blu, pasi ky është termi që përdoret kur mund të shohim hënën e plotë dy herë në një muaj të vetëm.

Sipas NASA-s, “rritja e dukshme e madhësisë është 14 për qind”.

Për shkak se do të jetë afër nesh në orbitën e tij, do të duket gjithashtu më i ndritshme se zakonisht.

Kur dhe në cilën orë është Super-Hëna?

Sipas NASA-s, ora e pikut do të jetë në orën 03:36 të enjten (sipas kohës në Kosovë).

Hëna do të jetë e dukshme kudo, dhe nëse e lejon moti, vëzhguesit nuk do të kenë nevojë për dylbi apo teleskopë – “vetëm sytë e tyre”, sipas Gianluca Masi, themelues i Projektit Virtual Telescope.

Megjithatë, NASA rekomandon përdorimin e dylbive ose një teleskopi për të parë më shumë strukturën e hënës.

Siç bëhet e ditur më tej, hëna e mëparshme super blu ndodhi në dhjetor të vitit 2009 dhe nuk do të ketë një tjetër Super-Hënë blu deri në vitin 2037.

A është kjo një “kohë e keqe” për një fenomen të tillë?

Superhëna e rrallë blu mund të ngrejë baticat mbi normale, teksa Uragani Idalia synon bregun perëndimor të Floridës, duke përkeqësuar përmbytjet nga stuhia.

Dhe ndërsa një superhënë mund të krijojë një sfond spektakolar në fotot e monumenteve anembanë botës, tërheqja e saj gravitacionale e intensifikuar gjithashtu i bën baticat më të larta.

“Unë do të thosha se koha është shumë e keqe për këtë”, ka thënë Brian Haines, meteorologu përgjegjës në zyrën e Shërbimit Kombëtar të Motit në Charleston, Karolina e Jugut.

Ajo pritet të përkeqësojë përmbytjet e baticës jo vetëm në Florida, por në shtete si Gjeorgjia dhe Karolina e Jugut, ku zyra e Haines ka paralajmëruar banorët se pjesë të Charleston mund të jenë nën ujë deri në mbrëmjen e së mërkurës. /Telegrafi/

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing