Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministri izraelit i Sigurisë, Itamar Ben-Gvir, e ka quajtur supermodelen palestine-amerikane, Bella Hadid, “urryese të Izraelit” pasi ajo iu bashkua kritikave ndaj pretendimeve të tij se hebrenjtë e ardhur kanë më shumë të drejta se arabët në territoret e okupuara.
Ben-Gvir ka thënë liria e lëvizjes për kolonët në Bregun Perëndimor tejkalon të drejtat e palestinezëve. Deklaratat e tij pasuar dy sulmet vdekjeprurëse ndaj izraelitëve në Bregun Perëndimor, në një seri vrasjesh nga të ardhurit dhe palestinezët në territor, të njohur si Judea dhe Samaria për izraelitët.
“E drejta ime, e drejta e gruas dhe fëmijëve të mi për të lëvizur përreth Judeas dhe Samarias, është më e rëndësishme se liria e lëvizjes së arabëve”, ka thënë ministri.
Deklaratat e tij nxitën kritika nga izraelitët dhe palestinezët të cilët thanë se ishin prova se Ben-Gvir është i përkushtuar për një sistem të “epërsisë hebre” në territoret e okupuara, raportoi Guardian.
Hadid, e cila u lind në SHBA dhe babanë e kishte palestinez, iu bashkua kritikave me një postim.
“Në asnjë vend, asnjë kohë, veçanërisht në vitin 2023 asnjë jetë nuk mund të jetë më e vlefshme se një tjetër. Posaçërisht thjesht për shkak të etnitetit, kulturës apo urrejtjes së pastër”.
Hadid dhe motra e saj, Gigi, janë mbështetëse të zëshme të të drejtave të palestinezëve.