Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjeli Ayam Cemani hyn në llojin e veçantë të pulave krejtësisht të zeza, përfshirë organet, muskujt dhe kockat.
Ky lloj shpezësh e ka origjinën nga Indonezia, ku shumë qytetarë i mbajnë si thesar.
Si rezultat i një gjendjeje të quajtur “fibromelanosis”, Ayam Cemani kanë 10 herë më shumë melaninë se shumica e llojeve të tjera të pulës.
Teksa çmimi ndryshon, një Ayam Cemani i kualitetit të lartë mund të shitet për mbi 6,000 dollarë dhe në ve mund të shitet për 16 dollarë.
Shumë besojnë se Ayam Cemani ka fuqi magjike dhe mund të ndërmjetësojë komunikimin me botën shpirtërore. Si i tillë, përdoret si zog flijues për të kënaqur perënditë, prandaj mishi i tij hahet rrallë në Indonezi.
Pula e këtij lloji nuk bën shumë vezë. Afërsisht 80 vezë në vit, që nënkupton 1 vezë në javë.