Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Samsungu ishte një nga top brendet e para që kanë hyrë në tregun e telefonave të palosshëm. Galaxy Fold u bë pionier për shumë prodhues të tjerë të telefonave Android. Në anën tjetër, Apple ka shmangur trendin duke refuzuar lansimin e një iPhone të palosshëm. Por në vend të gjigantit amerikan, tani këtë e mundëson rivali, Samsung.
Nëpërmjet një përditësimi të aplikacionit “Try Galaxy” për të simuluar ekranin e palosshëm të Galaxy Z Fold, Samsungu tani mundëson që këtë mund ta bëjnë edhe përdoruesit e iPhoneit duke i ngjitur dy.
Veçoria funksionon thjesht duke ndarë përmbajtjen në njërin ekran dhe gjysmën tjetër në ekranin tjetër. Dy iPhona të ngjitur krijojnë një ekran më të madh, sikur ai i Galaxy Z Fold.
Përpos veçorisë që vjen tek iPhonat, Samsungu ka përditësuar aplikacionin edhe me 20 gjuhë të reja.