Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një burrë nga Karolina e Veriut (SHBA) tha se rastësisht i kishte gjetur 20 dollarë në xhepin e palltos, por me to ia doli t’i bënte 100.000 dollarë.
Upi shkroi se Thomas Presley nga Goldsboro vendosi të luante lotari me ato pak dollarë, e në fund e pa se rezultati ishte në të mirë të tij.
“Isha i shokuar, nuk mund ta besoja”, deklaroi Presley.
Ai ka shtuar më pas se kur mori rezultatin e telefonoi bashkëshorten për t’i dhënë lajmin e madh.
“Ajo nuk më besoi, kështu që unë e bëra një fotografi për t’ia dëshmuar”, tha ai.