Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjiganti i rrjeteve sociale, Twitter, duket se ka aplikuar një vonesë prej pesë sekondash që do të ngadalësojë qasjen në faqe, përfshirë New York Timesin, Reutersin, Instagramin dhe Blue Sky.
Faqet me linqe që hapen ngadalë përfshijnë konkurrentët e Twitterit dhe publikimet e lajmeve që kanë qenë në anën e keqe të pronarit të Twitterit, Elon Musk, për shkak të raportimeve kritike.
Vonesa duket se përfshin vetëm linqet “t.co”, një shërbim që procedon dhe shkurton linqet e postuara në Twitter, raportoi The Washington Post.
Musku ka qenë në një betejë të vazhdueshme me kritikuesit e tij në shtyp. Në prill, Twitteri e linçoi BBC-në dhe NPR-në si “media të lidhura me shtetin”.
Në të njëjtin muaj Twitteri filloi t’i shënjestojë linqet në Substack, një platformë e pavarur, si të pasigurta./koha/