Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Punëtorët e Amazonit në SHBA po gjurmohen dhe penalizohen se nuk po kalojnë kohë të mjaftueshme në zyrat e kompanisë, thuhet në një email që iu dërgua atyre, teksa kompanitë po dalin kundër punës nga shtëpia që u bë e detyrueshme gjatë pandemisë.
Disa prej punëtorëve u alarmuar se “aktualisht nuk po përmbushni pritjet tona për t’iu bashkuar kolegëve në zyre për të paktën tri ditë në javë”, sipas emailit, raportoi Financial Times.
Emaili kishte synim punëtorët që shkonin në zyre më pak se tri ditë në javë në tetë javët e fundit.
Amazoni është nga kompanitë e fundit që po ndërmerr masa për të inkurajuar punëtorët të kthehen në zyre. Në mars, Apple filloi të kërcënonte me veprime ndëshkuese punëtorët që nuk ktheheshin në zyre për gjysmë orari, kurse Elon Musk u kërkoi punëtorëve të Twitterit të ktheheshin me orar të plotë.