Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bella Hadid i kthehet punës pas gjashtë muajsh

Të Tjera  |  11.08.2023 Ora 9:36   
Supermodelja Bella Hadid ka vendosur t’i kthehet punës pasi që po ndihet më mirë pas sëmundjes.

Modelja 26-vjeçare bëri një hap prapa nga karriera e saj në mënyrë që t'i nënshtrohej trajtimit për sëmundjen “Lyme” me të cilën u diagnostikua për herë të parë në vitin 2012, por ajo u zbuloi fansave të mërkurën se është kthyer në set për një punë të re.

Bella ndau një video në TikTok të cilën e sinkronizoi me këngën e Dave dhe Central Cee 'Sprinter' ndërsa ishte ulur në një karrige makijazhi me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra.

Ajo në posim shkroi: ”Dita e parë e kthimit në set pas 5 muajsh”.

Rifreskimi i Bellës erdhi disa ditë pasi ajo meditoi për gjithçka që kishte kaluar me sëmundjen, duke pranuar se ajo është "më në fund e shëndetshme" përsëri.

"Falënderuese ndaj nënës time që mbajti të gjitha të dhënat e mia mjekësore, duke qëndruar pranë meje, duke mos më lënë kurrë vetëm, duke më mbrojtur, mbështetur, por mbi të gjitha, duke më besuar gjatë gjithë kësaj kohe.”- vazhdoi ajo.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing