Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Laura dhe Dan janë çifti që ka ardhur nga Britania në Shqipëri për të jetuar. Ata kanë thënë se jeta në Shqipëri është ekonomikisht më e përballueshme. Kjo sepse atyre i është rritur qiraja në vendin ku po jetonin.
Ata kanë përshkruar eksperiencën e tyre nëpër qytet shqiptare duke i krahasuar çmimet me Britaninë. Duke filluar nga mëngjesi e deri te darka, sipas tyre çmimi i çdo gjëje është shumë më i përballueshëm në Shqipëri.
Ata thanë se sa ishin në Britani në muajin maj iu dha lajmi se qiradhënësi kishte rritur çmimin e qirasë për 30%.
“Kjo po ndodhte pothuajse gjithkund në Britani. Dhe nuk po ndodh vetëm më qiranë por edhe me kostot e jetës në përgjithësi duke përfshirë këtu edhe rritjen e kamatës së kredisë në bankë”, ka thënë çifti. Ata shtuan se nuk po e konsideronin si një zgjidhje të mirë të jetuarit në një ndërtesë tjetër.
Pasi çifti pati mundësi të punojë online, të dy vendosën të gjenin një vend që mund të ju kushtonte më pak jetesa.
Laura dhe Dan kanë thënë se Shqipëria ju pëlqen për shkak se është e kufizuar me Malin e Zi, Kosovën e Greqinë.
“Në të gjitha këto vende kemi peizazhe shumë të mira për të parë”, kanë thënë ata.
Ushqimin gjithashtu e konsiderojnë si një plus. Kjo për shkak të diversitet që ka Ballkani. “Një përzierje në mes të kulturës kulinare të Turqisë, Italisë e Greqisë na pëlqen”, ka thënë çifti.
Ata kanë treguar se fillimisht janë njohur me historinë e Shqipërisë dhe ju ka pëlqyer./koha/