Mijëra shishe plastike me baltë, copa stiropori dhe copa të tjera mbeturinash të zhytura në ujë janë grumbulluar në një rimorkio me shtrat të sheshtë në brigjet e lumit Tisza në Hungari - një ton metrikë mbeturinash që u hoq me dorë nga lumi dhe fushat rreth tij në një ditë të vetme.
Është grumbullimi i vullnetarëve që morrën pjesë në një konkurs 10-ditor që tërheq mbi 150 njerëz, të të gjitha moshave. Që nga fillimi i këtij aktiviteti që për herë të parë ishte zhvilluar në vitin 2013, pjesëmarrësit në konkursin vjetor të Kupës Plastike – i cili ofron një çmim për ata që mbledhin më shumë mbeturina çdo vit – kanë mbledhur më shumë se 330 mbeturina nga Tisza dhe ujërat e tjera hungareze.