Këtë javë, Belém – Brazili do të jetë mikpritës i Samitit të Amazonës. Kjo ngjarje cilësohet si një punë e madhe për këtë pjesë të Brazilit - një rajon që shpesh ndihet i harruar. Belém është gjithashtu rajoni me shkallën më të lartë të shpyllëzimit në Brazil. Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva thirri këtë samit për të bashkuar tetë vendet e Amerikës së Jugut që ndajnë një pjesë të Amazonës. Kjo është hera e parë në 45 vjet që ka pasur një takim të tillë, duke siguruar një përgjigje rajonale për të luftuar krimin dhe shpyllëzimin, si dhe ndryshimet klimatike.
"Unë mendoj se bota duhet ta shikojë këtë takim në Belem si një moment historik," tha Presidenti Lula për BBC javën e kaluar. " Kam marrë pjesë në disa takime dhe shumë herë ata flasin, flasin, flasin, miratojnë një dokument dhe asgjë nuk ndodh. Ky takim është mundësia e parë e madhe që njerëzit t'i tregojnë botës se çfarë duam të bëjmë." Presidenti Lula ka premtuar të ndryshojë gjendjen ne këtë pjesë të botës, duke ruajtur këtë pjesë nga shpyllëzimi. Në korrik të këtij viti, shpyllëzimi ra me 66% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2022, dhe Lula thotë se është i angazhuar për zero shpyllëzime deri në vitin 2030.