Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Detoksifikimi po konsiderohet si mënyrë produktive për t’u mbrojtur nga toksinat e ndryshme që ushqimet e përditshme mund t’i shkaktojnë trupit.
Ndonjëherë njerëzit priren të hanë ushqim të pakontrolluar për një kohë të caktuar. Ekspertët thonë se këto ushqime zakonisht mund të konsumohen gjatë pushimeve apo në ndonjë festë. Pas disa ditësh konsumimi të sheqernave e yndyrave të pa shëndetshme ekspertët rekomandojnë detoksim treditor.
Faqja longevity.technology ka shkruar disa udhëzime për vakte që i konsideron detoks.
Opsionet e mëngjesit:
Fillojeni ditën me një smoothie të dendur me lëndë ushqyese. Përzieni spinaqin, mollën, bananen dhe një lugë gjelle fara liri me ujë. Kjo siguron fibra, vitamina dhe antioksidantë për të filluar procesin tuaj të detoksit.
Opsionet e drekës dhe “snacks”:
Për ushqimin tuaj të mëngjesit, anoni kah copëzat me fruta si për shembull një mollë ose një grusht manaferrash.
Për drekë, përgatitni një sallatë me përbërës të gjelbër, perime të papërpunuara të zgjedhjes suaj, një pjesë të proteinave si për shembull pulë e pjekur në skarë ose djathë të llojit tofu dhe sipër shtoni lëng limoni dhe vaj ulliri.
Vakti i mbrëmjes:
Darka mund të jetë një pjatë me supë nga perimet tuaja të preferuara, e shoqëruar me një pjesë të peshkut të pjekur në skarë ose një servirje të “quinoas” për proteina të shtuara.
Zgjidhni çaj bimor si kamomil ose mente, i cili ndihmon tretjen dhe nxit relaksimin.