Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sllovenia ka kërkuar ndihmë nga BE dhe NATO pas përmbytjeve fatale. Mijëra njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Kryetari i Prevaljes, në veri të Sllovenisë, tha se përmbytjet shkatërruan qytetin dhe përfaqësojnë një humbje të madhe dhe do të kushtojë një kohë të gjatë për t’u riparuar.
Kryetari i Komunës së Prevaljes, Matiç Tasiç: Pas dy ditësh pa gjumë dhe dy net, ne ende po luftojmë. Vullnetarë dhe individë po na mbështesin dhe po i përgjigjen lutjeve tona për ndihmë. Prevalje dhe qyteza të tëra janë nën ujë, u shkatërruan edhe urat që lidhin zonën industriale me një zonë tjetër industriale në dalje nga qyteti. Aktualisht jemi pa ujë të pijshëm, kemi vetëm një sasi të kufizuar dhe është e gjitha e kontaminuar.
Të gjithë në zonë janë mobilizuar për të pastruar baltën, rreth shtëpive dhe automjeteve.
“Përmbytja na shkatërroi gjithçka. Ne erdhëm për të ndihmuar, kemi shumë për të bërë dhe kjo është e gjitha. Kemi netë pa gjumë përpara. Vërtet keq”.
Në disa pjesë të Prevaljes rrugët, ndërtesat u përmbytën dhe urat u shembën. Bilanci i viktimave është rritur në katër për shkak të daljes së lumenjve nga shtrati.
Ndërkohë në Austrinë jugore, përmbytjet i morën jetën një tjetër personi në provincën jugore të Carinthia. Zyrtarët thanë se trupi u gjet nga ekipet e kërkim shpëtimit pasi rrjedhja e fuqishme e ujit e kishte marrë përpara.
Provincat jugore të Austrisë, Carinthia dhe Styria janë prekur rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm, rrëshqitjet e baltës që nga e premtja e kaluar.
Ndërkaq në pjesën tjetër të Europës, Spanja, Sardenja dhe Greqia vijojnë të jenë nën alarm nga zjarret. Pamjet dramatike me dron të xhiruara në rajonin verilindor të Spanjës të Katalonjës tregojnë se zjarret e fuqishme kanë shkrumbuar 573 hektarë tokë.
Zjarri në qytetin bregdetar Portbou të Katalonjës la vendasit dhe turistët pa ujë, energji elektrike, internet dhe shërbim telefonik që ndodhet 18 km nga kufiri me Francën.
Në Sardenja flakët janë shtrirë drejt shtëpive dhe fermave. Në terren janë vendosur në dispozicion gjashtë ekipe, 30 zjarrfikës dhe 12 automjete Rreth gjashtëqind njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre si masë paraprake.//tvklan.al