Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Australia me ligji kundër cigareve elektronike

Të Tjera  |  07.08.2023 Ora 9:06   

Cigaret elektronike fillimisht ishin promovuar si pajisje për t’i ndihmuar njerëzit që ta lënë duhanin, por ato janë shndërruar në produkt rekreacional te të rinjtë dhe qeveria australiane me ligj po bën përpjekje për të kufizuar përdorimin e tyre.

Pas disa vitesh me duhan, gruaja në të njëzetat e saj, nisi të përdorte cigaret elektronike para nëntë muajve.

Ishte kurioze të dinte nëse do i pëlqente ose nëse do t’i ndihmonte të reduktonte nikotinën.

“Fillimisht nuk më pëlqente, por e dini, ato kanë nikotinë. Atë që po konsumoja me cigare, vetëm u zëvendësua”, thotë ajo

Deri më tani, ka ndjenja të përziera për cigaret elektronike.

Kur u lansuan para 15 vjetësh, cigaret elektronike dukeshin si version plastik i cigareve të zakonshme dhe nuk ishin fort të popullarizuara.

Tani, shumë njerëz mund t’i ngatërrojnë me lodra.

Fillimisht mendohej se do të ndihmonin në lënien e duhanit.

Tani po promovohen si zbavitje rekreacionale.

Ndërkaq, kanë joshur të rinjtë në vitet e fundit.

Tani në Australi, është e jashtëligjshme të blesh, posedosh apo përdorësh cigaret elektronike që përmbajnë nikotinë pa përshkrimin e regjistruar te autoritetet australiane.

Gjithashtu është e jashtëligjshme që këto produkte të shiten te personat nën moshën 18-vjeçare.

Në muajin maj qeveria njoftoi për reformat te cigaret elektronike dhe ligji pritet të dërgohet në parlament deri në fund të vitit.

Qeveria ka njoftuar se ligji nuk do të dëmtojë konsumuesit mirëpo vetëm tregtarët e këtyre cigareve elektronike.

Sipas organizatës “Generation Vape”, cigaret elektronike shumë shpejtë bien në duart e të rinjve, qoftë përmes blerjeve online, apo ahengjeve.

Studimet tregojnë se një në tre të rinj konsumojnë cigaret elektronike.

Mirëpo duhet shumë kohë dhe burime për të ndjekur penalisht tregtarët që shmangin ligjin për shitjen e këtyre cigareve, pasi tregu është vërshuar me lloje të ndryshme të cigareve elektronike.

Shteti australian dëshiron testimin e këtyre cigareve nëse përmbajnë nikotinë para se ta vendosin në treg.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing