Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ekspertët e rregullimit të hapësirave të brendshme së fundmi po flasin shumë për “declutter”. Këtë term po e përdorin për të iu referuar një stili jetese që është i rregullt apo i “ç ‘rrëmujshëm”
Ekspertja Vipul Pirgal ka thënë se nëse e rregullonin tavolinën tuaj të punës dhe ambientin ku rrini bëheni më produktiv. Pra ajo shton se ambienti në të cilin punohet mund të diktojë mënyrën e zgjidhjes së problemeve. Për shembull si i qaset dikush zgjidhjes së ndonjë problemi që del gjatë ditës në punë dhe si ndjehet përbrenda ai person.
Shishja juaj e ujit, një kartëmonedhë, kufje, miliona letra te ngjitura, një pako gjysmë e ngrënë e copëzave nga java e kaluar, një grumbull telash. Këto janë gjërat që normalisht zënë tavolinën e punës së një personi. Disa njerëz kalojnë orë të tëra duke pastruar këtë rrëmujë, ndërsa disa prej nesh e kanë gjetur daljen nga ky kaos.
Kur hapësira e jashtme është e pangarkuar me gjëra të panevojshme, e organizuar dhe e mirëmbajtur siç duhet, ne jemi në gjendje të mendojmë qartë dhe të funksionojmë më mirë në një mjedis me stres të lartë, shpjegon Pirgal duke shtuar se: “stilet minimale të dekorit do të ishin basti juaj më i mirë kur bëhet fjalë për stilimin e hapësirës suaj të punës. Të gjitha sendet e rëndësishme janë në dukje pa u marrë shumë vëmendje.”
Kur jeni në gjendje të mendoni qartë, jeni gjithashtu në gjendje të krahasoni mirë mendimet tuaja, gjë që nga ana tjetër mundëson rendiment më të mirë.
Për të arritur këtë Pirgal ka renditur disa këshilla:
Përdorni një organizator artikujsh shkrimi
Një organizator i shkrimeve do të ishte një domosdoshmëri kur bëhet fjalë për mbajtjen e të gjitha gjërave thelbësore të zyrës suaj. "Ajo do të mbajë të gjithë gjësendet tuaja në një vend duke lejuar një qasje më të mirë kur është e nevojshme," shton Pirgal.
Sipas saj, “notepads” janë një domosdoshmëri kur bëhet fjalë për mbajtjen e mendimeve tuaja dhe marrjen e shënimeve të rëndësishme si dhe kur kërkohet. "Ato do të lejonin gjithashtu rrjedhjen e lehtë të mendimeve dhe ideve nëpërmjet seancave të ‘brainstorming’ ”.
Bëjeni mbajtësin e letrave shokun tuaj më të mirë
Mbajtësit e letrave janë super të dobishme kur bëhet fjalë për mbajtjen në vend të dokumenteve të rëndësishme pasi këto objekte nuk zënë shumë hapësirë dhe janë shumë të dobishme për të mbajtur letrat tuaja të organizuara në një vend, thanë ekspertët.
Dekoroni hapësirën me bimë
Një lule e llojit “succulent” e vogël e gjelbër mund të jetë një ngritëse absolute e humorit gjatë ditëve të vështira, sipas Pirgal. "Duket estetike dhe shton freski në hapësirën tuaj të mërzitshme."
Mbajtësit e telefonave mund të jenë të dobishëm
Ne e bëjmë pjesën më të madhe të punës sonë nëpërmjet telefonave tanë, kështu që themeluesit e Curio Casa rekomandojnë përdorimin e mbajtësve të celularëve. "Të kesh telefonin tënd në sy dhe të dobishëm kur është e nevojshme do të ishte një lehtësim i mirëpritur," thanë ata./koha/