Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas të dhënave të Organizatës Turistike të Ulqinit në këtë qytet bregdetar janë duke qëndruar 36.770 turistë të regjistruar.
Nga ky numër 35.692 janë turistë të huaj, ndërsa 1.078 janë turistë vendas. Numri më i madh i tyre po qëndrojnë në strehimin privat, 28.618, në hotele 7.329, në kampe 580, ndërsa 243 në pushimore.
Kur është fjala për strukturën e mysafirëve në Ulqin më së shumti turistë ka nga Kosova (31%), Shqipëria (2%), Rusia(2%), Serbia (17%),
Gjermania (10%),Bosnja e Hercegovina (12%), Polonia (3%), Maqedonia(4%), Zvicrra (2%), Austria (1%), Belgjika(1%), Hungaria(1%), Suedia (2%), Çekia(1%) etj”, thonë në Organizatën lokale turistike./rtk/