Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
I nxehti ekstrem duket se nuk do të ndalet, ndërsa kjo e mërkurë pritet të jetë dita më e nxehtë në Shqipëri. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU) temperaturat sot pritet të kapin vlerat 41 deri në 42 gradë celsius.
I nxehti përvëlues vjen si pasojë e të nxehtit Afrikan që ka përfshirë prej disa ditësh jo vetëm vendin tonë por edhe pjesën më të madhe të europës jugore.
Organizata Botërore Meteorologjike ka bërë me dije se vala e të nxehtit do të intensifikohet, ndërsa qendra e koordinimit të reagimit emergjent të BE-së lëshoi alarme të kuqe për temperatura të larta në pjesën më të madhe të Italisë, Spanjës verilindore, Kroacisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës jugore dhe Malit të Zi.
Në Itali, ishulli i Sardenjës regjistroi temperatura 44 gradë celsius dhe Roma arriti në 40 gradë celsius të martën, ndërsa Ministria e Shëndetësisë lëshoi alarme të kuqe për 20 nga 27 qytetet kryesore të Shqipërisë./rtk/