Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

iPhone i 2007-s shitet për 190,000 dollarë

Të Tjera  |  18.07.2023 Ora 11:11   

Zakonisht iPhoneve u bie vlera sapo i heq nga dyqani. Por ka dhe raste të veçanta kur ndodh e kundërta, ashtu si në rastin e një ankandi në SHBA, ku versioni i parë i pahapur i modelit 4GB u shit për plot 190,372.80 dollarë.

Siç shkruan BBC, në atë kohë nuk u prodhuan shumë nga ky model, duke bërë që shumë koleksionistë të iPhoneve ta konsiderojnë të rrallë. Modeli tërhoqi plot 28 oferta dhe u shit me një vlerë 400 herë më të lartë se çmimi origjinal.

Vetë shtëpia e ankandeve, e përshkroi atë si “tepër të rrallë, të mbyllur nga fabrika dhe modeli i parë i 4GB në gjendje perfekte”.

Ky model doli në treg me një çmim prej 599 dollarësh dhe pritej që të shitej në ankand me një vlerë 50 deri në 100 mijë dollarë, por në fakt ia doli të thyente çdo rekord të mëparshëm.

I prezantuar për herë të parë në 2007-n nga themeluesi i Apple, Steve Jobs, gjigandi i teknologjisë vendosi që ta ndërpriste prodhimin e modelit 4GB vetëm 2 muaj pasi e kishte hedhur në treg, për shkak të shitjeve të pakta.

Pjesa më e madhe e njerëzve vendosën të blinin modelin 8GB, i cili doli në të njëjtën kohë dhe u ofronte përdoruesve dyfishin e memories për vetëm 100 dollarë më shumë./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing