Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Emmanuel Macron tha se qeveria franceze duhet të konsiderojë kontrollin dhe mbylljen e mediave sociale “kur gjërat të dalin jashtë kontrollit” në Francë.
Komentet erdhën pasi ministrat fajësuan të rinjtë që përdorin platforma të tilla si Snapchat dhe TikTok për organizimin e nxitjen e trazirave dhe dhunës pas të shtënave të javës së kaluar në të cilën u vra një adoleshent.
“Ne duhet të mendojmë se si të rinjtë përdorin mediat sociale… kur gjërat dalin jashtë kontrollit, mund të na duhet t’i rregullojmë ose t’i mbyllim ato”, tha ai.
Macron kështu deklaroi gjatë një takimi me më shumë se 200 kryebashkiakë, komunat e të cilëve janë prekur nga dhuna, shkruan theguardian.
Kritikët thanë se do ta vendoste Francën përkrah vendeve autoritare si Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut në shqyrtimin e masave të tilla.
“Vendi i të drejtave të njeriut dhe qytetarit nuk mund të krahasohet me ato demokraci si e Kinës, Rusisë dhe Iranit”, shkroi në Twitter Olivier Faure, kreu i Partisë Socialiste.
Olivier Marleix, nga qendra e djathtë Les Republicains, gjithashtu kritikoi propozimin.
Ndryshe, trazirat shpërthyen në shtetin francez pas vrasjes së një personi me ngjyrë nga ana e policisë.