Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Italia planifikon masa të rrepta në trafik

Të Tjera  |  30.06.2023 Ora 10:37   

Rregulla të reja të rrepta të trafikut do të miratohen në Itali, veçanërisht për ata që shkaktojnë aksidente dhe mund të jenë nën ndikimin e alkoolit ose drogës.

Alarmi dhe ideja u dha nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Matteo Salvini, pasi janë shënuar mbi 3000 të vdekur në vit në rrugët e Italisë.

Rregullat e reja të qarkullimit do të jenë veçanërisht për të rinjtë, pasi numri i të vdekurve nga 14 deri në 29 vjeç është tronditës.

Ata që janë të dehur ose të droguar dhe shkaktojnë aksident do t'u pezullohet patenta për tre muaj, deri në dy vjet në varësi të nivelit të alkoolit ose drogës. Nëse çojnë në aksident me fatalitet, patentë shoferi i hiqet përjetë.

Dënime shumë të rrepta janë futur për ata që përdorin telefonin gjatë vozitjes, veçanërisht nëse kanë shkaktuar ndonjë aksident gjatë asaj periudhe. Një risi absolute, e cila tashmë është prezantuar nga shumë vende të Evropës, është bllokimi i motorit të veturës për alkoolistët.

Nga viti 2024 do të duhet të vendoset një mekanizëm, një lloj bllokimi i motorit. Me të hyrë në veturë, shoferi do të detyrohet të fryjë dhe nëse alkomatografia tregon se niveli i alkoolit është më i lartë se kufiri ligjor, ai nuk do të jetë në gjendje të ndezë motorin.

Për skuterët elektrikë, të cilët kanë sjellë shumë aksidente dhe vdekje për shkak të mënyrës kaotike të drejtimit, veçanërisht në rrugët e frekuentuara, vendosen rregulla të veçanta: sigurim, helmetë dhe shpejtësi maksimale 20-25 kilometra dhe sinjalizime të detyrueshme kur kthehen ashtu sikur veturat.

Rregulla të reja për veturat dhe respektim për çiklistët. Parakalimi është i ndaluar nëse distanca nga çiklisti është më pak se një metër e gjysmë. Të njëjtat rregulla vlejnë për motoçiklistët.

Shpejtësimatësi do të jetë i detyrueshëm para shkollave, kopshteve, spitaleve. Për shpejtësinë deri në 10 kilometra më shumë sesa lejohet, drejtuesve të mjeteve do t'u pezullohet patenta për shtatë deri në 15 ditë. Nëse shkelja përsëritet, licenca hiqet për një periudhë më të gjatë dhe gjithmonë pasojnë gjoba.

Masat e reja dhe më drastike janë duke u futur për të rinjtë që sapo kanë marrë patentë shoferin dhe drejtojnë motorë apo vetura të fuqishme. Në tre vitet e para pas marrjes së patentës nuk mund të drejtojnë vetura me motor të madh. Deri më tani, ndalimi ishte vetëm një vit./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing