Era dhe energjia diellore po lulëzojnë në Kinë dhe mund të ndihmojnë në kufizimin e emetimeve globale të karbonit shumë më shpejt se sa pritej, sipas një studimi të ri. Vetëm instalimet e paneleve diellore po rriten me një ritëm që do të rriste kapacitetin global me 85% deri në vitin 2025.
Raporti thotë se objektivat e vendit për energjinë e gjelbër për vitin 2030 duket se do të tejkalohen pesë vjet përpara afatit. Kina shihet shpesh si çelësi i përpjekjeve të botës për të frenuar emetimet e karbonit që janë shkaku kryesor i ndryshimit të klimës. Vendi është përdoruesi më i madh në botë i qymyrit, kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike. Përdorimi i qymyrit është përgjegjës për rreth 69% të emetimeve të dioksidit të karbonit në Kinë.