Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

BQE: Inflacioni vazhdon të mbetet shumë i lartë në Eurozonë

Të Tjera  |  29.06.2023 Ora 10:21   
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde tha se inflacioni është ende shumë i lartë dhe është ende herët, që BQE të shpallë fitoren ndaj rritjes së çmimeve të konsumit.

Inflacioni total në maj arriti në 6.1 për qind për rajonin nga 7 për qind në muajin prill, por objektivi i BQE-së është të ulë inflacionin në 2 për qind.

“Inflacioni në Eurozonë është shumë i lartë dhe do të mbetet i tillë, për një kohë të gjatë. Por natyra e sfidës së inflacionit po ndryshon. Kjo këmbëngulje është shkaktuar nga fakti, se inflacioni po kalon nëpër ekonomi në faza, pasi agjentë të ndryshëm ekonomikë përpiqen t’i kalojnë kostot njëri-tjetrit”, tha Lagarde.

Eurozona është përballur me norma më të larta inflacioni, kryesisht në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, i cili rriti kostot e energjisë në të gjithë bllokun. Megjithatë, ato janë shpërndarë muajt e fundit dhe rritjet më të mëdha të çmimeve, janë bërë te produktet ushqimore.

“Ne kemi bërë përparime, por – përballë një procesi të vazhdueshëm inflacioni – nuk mund të lëkundemi dhe nuk mund të shpallim ende fitoren”, shtoi ajo.

BQE ka rritur normat, që nga korriku 2022, me 400 pikë bazë deri më tani. Aktorët e tregut kanë vlerësuar një tjetër rritje të normës muajin e ardhshëm, dhe po parashikojnë një lëvizje tjetër për shtatorin.

Disa ekonomistë po ngrenë pyetje se kur BQE-së, mund t’i duhet të ndryshojë këtë politikë më të shtrënguar, pasi kanë frikë se normat më të larta do të ngadalësojnë ndjeshëm ekonominë. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing