Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kompanitë në mbarë botën po kultivojnë mish pule në laborator.
Dhe të mërkurën, rregullatorët amerikanë miratuan për herë të parë shitjen e mishit të pulës, të kultivuar nga qelizat e kafshëve, duke lejuar dy kompani në Kaliforni të ofrojnë mish "laboratori" në tavolinat e restoranteve të vendit dhe përfundimisht në raftet e supermarketeve, raporton agjencia “AP”.
Ky veprim nis një epokë të re të prodhimit të mishit që synon eliminimin e therjes së kafshëve dhe reduktimin drastik të ndikimeve mjedisore të kullotjes, rritjes së ushqimit për kafshët dhe mbetjeve të kafshëve.
Kompanitë morën miratimet për inspektimet federale të nevojshme për të shitur mish “laboratori” në SHBA.
Aprovimi erdhi disa muaj pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dha vendimin se produktet janë të sigurta për t'u ngrënë.
Në nivel global, më shumë se 150 kompani janë duke u fokusuar te mishi i kultivuar, jo vetëm tek ai i pulës, por edhe te mishi i derrit, qengjit, peshkut dhe viçit, që shkencëtarët thonë se ka ndikimin më të madh në mjedis.
Për krahasim, SHBA-ja prodhon afro 23 miliardë kilogramë mish pule në vit.