Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi ka bërë të ditur se për një vit e gjysmë përpara përfundimit të mandatit në qeveri kanë plotësuar premtimin e tyre zgjedhor për 600 euro pagë mesatare.
Sipas Grubit, paga mesatare neto në muajin prill ka arritur vlerën prej 36.134 denarë dhe është rritur për 14,6 për qind në krahasim me të njëjtin muaj në vitin e kaluar.Paga mesatare neto në muajin prill ka arritur vlerën prej 36.134 denarë dhe është rritur për 14,6 për qind në krahasim me të njëjtin muaj në vitin e kaluar. Qeveria mbetet e përkushtuar për të përmirësuar në vazhdimësi standardin jetësor të qytetarëve përmes aplikimit të metodologjisë efikase për rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të pagave”, ka shkruar Grupi në Facebook./eo/