Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Një në pesë gra ka shans për shtatzëni natyrale pas IVF-së

Të Tjera  |  21.06.2023 Ora 10:24   

Shansi për shtatzëni natyrale pas fertilizim të asistuar mjekësor (IVF) është dukshëm i lartë, rreth një në pesë, gjë për të cilën çiftet duhet të jenë në dijeni, kanë thënë hulumtuesit. Sipas tyre, ky është lajm i mirë për ata që duan më shumë fëmijë, ose i rëndësishëm për mbrojtje për ata që s’duan të shtojnë familjen.

Ekspertët kanë analizuar të dhënat e më shumë se 5000 grave. Rezultatet janë mesatare dhe ato dallojnë individualisht. Sipas Shërbimit Kombëtar Britanik të Shëndetit, shansi që një çift të ketë fëmijë në formë natyrale pas lindjes së një fëmije nga fertilizimi i asistuar mjekësor, është një në katër, ose më pak, shkruan BBC.

Infertiliteti zakonisht diagnostikohet vetëm pasi çifti ka dështuar të ketë shtatzëni natyrale pas një viti përpjekjesh. Por qëkur fertiliteti i gruas bie me moshë, gratë mbi moshën 35-vjeçare, dhe kushdo që dyshon për probleme fertiliteti, duhet të kontrollohet sa më shpejt, sipas këshillave të ekspertëve.

Problemet e fertilitetit mund të jenë të përhershme apo të vijnë e shkojnë dhe mund ta prekin secilin person. Ka shërim, por për rreth një në katër çifte nuk mund të gjendet shkaku.

Trajtimet e fertilitetit, si frytnimi i asistuar (IVF), nuk janë gjithmonë falas nëpër botë.

Shema Tariqut nga Londra i ishte thënë se nuk mund të ngelte shtatzënë pa IVF. Pas gjashtë seancash, ajo solli në jetë një djalë më 2018. “Gjinekologu më tha shkurt që të përdor kontraceptiv pas lindjes – por të dy qeshëm dhe u pajtuam që s’ishte e rëndësishme”, ka thënë ajo. “Isha 43-vjeçare dhe më ishte thënë që shanset që të ngel shtatzënë në formë natyrale ishin më pak se 1 për qind. Tetë muaj më pas, papritmas, natyralisht, ngela shtatzënë me vajzën tonë. Ka qenë befasia më e këndshme – por kur e kuptuam isha e dërrmuar dhe e papërgatitur për tjetër shtatzëni. Sikur ta dija që një në pesë gra mund të ngelë shtatzënë në formë natyrore pas IVF-së, do të përdorja kontraceptivë deri sa të isha gati emocionalisht dhe fizikisht”.

Autorja e hulumtimit të ri, të publikuar në gazetën “Human Reproduction”, Dr. Annette Thëaites, nga Universiteti i Londrës, ka thënë se “gjetjet sugjerojnë që shtatzënia natyrale pas IVF-it nuk është aspak e rrallë”.

“Kjo është në kontrast me pikëpamjet – nga gratë dhe profesionistët shëndetësorë – dhe ato që shprehen në publik, që e paraqesin si ngjarje të pazakontë”, ka thënë ajo.

11 studimet ndërkombëtare që janë monitoruar nga ekipi i saj, kanë nxjerrë në pah se një në pesë gra ka pasur shtatzëni natyrale pasi ka pasur një fëmijë nga frytnimi i asistuar, kryesisht brenda tri vjetësh. Dhe kjo ka ndodhur në disa lloje të trajtimit të fertilitetit.

“Ky studim vë në pah rëndësinë që pacientëve t’u jepet informata e duhur për shanset e mbetjes shtatzënë në çfarëdo pike, në veçanti pas sjelljes në jetë të një fëmijë nëpërmjet IVF-së”, ka thënë Dr. Marta Jansa Perez nga Shoqata Britanike e Fertilitetit.

“Është lajm i mirë që një përqindje kaq e madhe e pacientëve mund të ngelë shtatzënë në mënyrë natyrale pas IVF-së, por njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se në rastet kur mosha e gruas është faktor për dështime apo ngelje shtatzënë, ose ka infertilitet të rëndë mashkullor, këshillohet trajtimi për fëmijën e dytë më shpejt se që mendohet”, ka thënë Perez./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing