Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shqipëria shënon rekorde në turizëm kulturor

Të Tjera  |  16.06.2023 Ora 10:34   

Shqipëria është duke avancuar sa i përket promovimit të turizmit kulturor e po ashtu edhe në numër të vizitorëve. Të dhënat për pesë muajt e parë të vitit tregojnë se bëhet fjalë për shifra rekorde turistësh në parqet arkeologjike.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka bërë të ditur statistikat e periudhës janar-maj 2023 mbi numrin e vizitorëve në parqet arkeologjike. Në krahasim të shifrave vërehet rritje e madhe e numrit të vizitorëve.

“Viti 2022 ishte viti i ringritjes pas pandemisë, por 2023 është ai gjatë të cilit ecim të sigurt në përforcimin e vetëdijes se turizmi kulturor ka një rëndësi të veçantë për ekonominë e vendit. Një rritje të ndjeshme të vizitorëve numërojmë në parqet tona arkeologjike, të cilat janë hapësirat e duhura edhe për vizitorët vendës, të cilët shijojnë trashëgiminë dhe natyrën bashkë me familjet”, ka thënë ministrja Margariti. Në bazë të të dhënave që ka shpalosur ajo. Midis muajve janar dhe maj të këtij viti parqet arkeologjike u vizituan nga 88 mijë e 857 vizitorë. Të dhënat tregojnë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022 parqet u vizituan nga 59 mijë e 989 vizitorë. Dy vjetët e pandemisë kishin bërë që numri i vizitorëve të jetë shumë herë më i vogël: më 2021 ishin 23 mijë e 637 vizitorë dhe në 2020 veç 10 mijë e 852 vizitorë.

Shteti bregdetar që në vitet e fundit ka shënuar edhe rritje të numrit të pushuesve të huaj posedon një numër të njohur parqesh arkeologjike, si “Butrinti”, “Apolonia”, “Oriku” e “Amantia”./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing