Sipas autoriteteve të Koresë së Jugut, një burrë britanik arriti të hënën më shumë se gjysmën e pjesës së jashtme të ndërtesës së pestë më të lartë në botë, përpara se të ndalohej dhe t'i dorëzohej policisë.
Burri, rreth të njëzetat, u detyrua të braktiste ngjitjen e tij të lirë në Kullën Lotte World 123-katëshe në kryeqytetin e Koresë së Jugut Seul, tha Stacioni i Zjarrfikësve Songpa në një njoftim për shtyp.
Ai thuhet se ishte ngjitur në katin e 72-të pa asnjë pajisje përpara se oficerët e zjarrfikësve të ndërhynin. Stacioni i Zjarrfikësve tha se forcat e shpëtimit mbërritën në vend në orën 7:56 të mëngjesit dhe shpëtuan burrin.
Burri u identifikua me emirn George King-Thompson, një alpinist i njohur urban, sipas CNN.