Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Tymi nga zjarret në Kanada ka ndotur Lindjen dhe Mesperëndimin e SHBA-së, duke shkaktuar vonesa në fluturime, teksa liga e bejsbollit ka shtyrë ndeshjet.
Zyrtarët kanadezë u kanë kërkuar ndihmë shteteve të tjera për të luftuar me më shumë se 400 zjarre shkaku i të cilëve janë zhvendosur më shumë se 20 mijë njerëz.
Cilësia e ajrit është e rrezikshme në shtetet amerikane si New Yorku dhe Pensilvania. Ndërkaq, nga ajri jo i shëndetshëm janë prekur miliona njerëz.
Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, ka kërkuar nga njujorkezët që të anulojnë të gjitha aktivitetet në ambient të jashtëm.
Shkollat në shumë shtete anuluan aktivitetet sportive dhe aktivitete tjera në natyrë. Pushimet e nxënësve janë duke u mbajtur brenda objekteve shkollore.
Zyrtarët kanadezë kanë parashikuar se sivjet do të jetë sezoni më i keq në histori të zjarreve.
Këto zjarre filluan në terrene të thata dhe u përhapën me shpejtësi shkaku i erërave të pranverës.