Rasti i parë i një krokodili që la veten shtatzënë është identifikuar në një kopsht zoologjik në Kosta Rika. Ajo prodhoi një fetus që ishte 99.9% gjenetikisht identik me veten e saj. Fenomeni i të ashtuquajturës “lindja e virgjër” është gjetur te speciet e shpendëve, peshqve dhe zvarranikëve të tjerë, por asnjëherë më parë te krokodilët. Shkencëtarët thonë se tipari mund të jetë trashëguar nga një paraardhës evolucionar, kështu që dinosaurët gjithashtu mund të kenë qenë të aftë për vetë-riprodhim.
Hulumtimi është publikuar në revistën Royal Society, Biology Letters.