Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në bursën e Teksasit një fuçi nafte e papërpunuar tregtohet në kuotën e rreth 76 dollarëve për fuçi.
Presidenti Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy arritën një marrëveshje paraprake mbi borxhin gjatë fundjavës, por ajo duhet të marrë miratimin e Kongresit i cili deri më tani mbetet i përçarë.
Marrëveshja duhet arritur përpara 5 qershorit, ditë kur Departamenti i Thesarit thotë se vendi nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e tij financiare, gjë që mund të shkaktojë tërmet në tregjet financiare.
“Deklaratat kontradiktore nga republikanët dhe ligjvënësit po dekurajojnë investitorët”, thotë Priyanka Sachdeva, një analiste e tregut.
Çmimet e naftës pritet të ndikohen edhe nga rezultatet e takimit të të vendeve të OPEC dhe aleatëve përfshirë Rusinë.
Në muajin prill, Arabia Saudite dhe vendet anëtare të OPEC njoftuan shkurtime të mëtejshme të prodhimit të naftës prej rreth 1.2 milion fuçi në ditë. /Telegrafi/