Trupat e katër personave janë nxjerrë nga liqeni Maggiore në veri të Italisë pasi një varkë turistike u përmbys të dielën në mbrëmje, tha shërbimi zjarrfikës i Italisë sipas CNN.
Operacionet e kërkim-shpëtimit tani kanë përfunduar pasi trupi i fundit u gjet në orën 8 të mëngjesit me orën lokale (02:00), tha shërbimi zjarrfikës, Vigili del Fuoco, në një postim në Twitter.
Varka 16 metra mbante 24 persona kur hasi në vështirësi gjatë një stuhie të madhe dhe u përmbys pak pas orës 19:30.
Në bord kishte 22 turistë, duke përfshirë pasagjerë britanikë dhe dy anëtarë të ekuipazhit.
Njëzet persona u shpëtuan pasi varka u përmbys, tha shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit kurse disa nga 20 të mbijetuarit thuhet se arritën të notojnë në breg. Pesë persona u dërguan në spita por asnjë i mbijetuar nuk kishte pësuar lëndime serioze.
Në kuadër të operacionit të kërkim-shpëtimit janë përdorur zhytës dhe një helikopter, sipas shërbimit të zjarrë-shpëtimit.
Tani po zhvillohet një operacion për të rikuperuar varkën e fundosur.