Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bruno Mars do ta lansojë albumin e parë solo në shtatë vjetët e fundit

Muzikë  |  26.05.2023 Ora 8:56   

Këngëtari i njohur, Bruno Mars, pritet të rikthehet në skenë me muzikë të re e të freskët, me lansimin e albumit të parë solo në shtatë vjetët e fundit.

Ylli i hitit “Marry You” këto kohët e fundit ka qenë i zënë duke punuar rreth albumit, i cili vjen pas atij të vitit 2016, “24K Magic”, dhe thuhet se është në bisedime e sipër për ta organizuar një turne madhor për vitin e ardhshëm.

“Bruno ka pauzuar pak nga paraqitjet publike dhe angazhimet tjera për ta krijuar një tingull të ri të muzikës, pas suksesit të jashtëzakonshëm të projekteve të fundit. Ai është gati për ta kompletuar albumin e ri dhe është në hapat e parë të bisedimeve me kompaninë ‘Live Action’ për arritjen e një marrëveshjeje, e cila e sjell atë me turne gjigant vitin e ardhshëm”, deklaroi një burim i afërt me këngëtarin për gazetën “The Sun”.

Gjatë kohës sa po pauzonte nga karriera si solo këngëtar, Bruno u bë bashkë me artistin, Anderson .Paak, për ta krijuar grupin e muzikës R’n’B, “Silk Sonic”. Albumi debutues i superdyshes i lansuar në vitin 2021, “An Evening With Silk Sonic”, arriti t’ua fitojë gjithsej katër çmime “Grammy”. Pothuajse secila këngë e tyre u shndërrua në hit të menjëherëshëm anembanë globit.

Anderson në disa intervista të kaluara e kishte përshkruar Bruno Marsin si një prej vokalistëve më të mirë me të cilët ka punuar ndonjëherë. Gjithashtu ka treguar se ata e gëzojnë një raport të mrekullueshëm të punës, por edhe shoqëror.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing