Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bebe Rexha publikon klipin e parë të realizuar me inteligjencë artificiale

Muzikë  |  25.05.2023 Ora 8:57   

Artisti australian PNAU ka publikuar një tjetër bashkëpunim epik të titulluar “Stars” së bashku me superyllin shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha dhe sensacionin e muzikës ‘reggaeton’, Ozuna.

Vokali i Bebe Rexhës ngre atmosferën e saj të ndjeshme përpara se Ozuna të hidhet në strofë, zëri i tij i butë latin që tregon pse ai është bërë një nga artistët më të mëdhenj në botë.

Nick Littlemore i PNAU thotë për këngën: “Muzika ka fuqinë përfundimtare për të shëruar dhe për të sjellë energji që është e mbyllur brenda secilit prej jush”, shkruan Purple Sneakers.

“’Stars’ ka të bëjë me gjetjen e asaj drite të brendshme dhe ta lëmë atë të shkëlqejë në mënyrë që e gjithë bota të mund të shohë. Kënga është kulmi i qenieve magjike që punojnë së bashku. Asnjëherë në ëndrrat tona më të egra nuk e kemi imagjinuar të punojmë me Bebe Rexhën dhe Ozunan në 2023”.

Bebe Rexha shtoi: “Kur PNAU më dërgoi për herë të parë demon e ‘Stars’, më katapultoi në një planet tjetër, elementët e diskos dhe koncepti më bënë të ndihesha sikur po fluturoja. Më pëlqeu bashkëpunimi me PNAU dhe Ozuna, ata janë të dy kaq të talentuar dhe unikë dhe jam shumë e emocionuar që bota e dëgjon këtë bashkëpunim”.

Ndërkohë Ozuna komentoi: “Kam disa kohë që jam fans i muzikës së Bebe Rexhës dhe PNAU-së, kështu që ky është një bashkëpunim ëndrrash në anglisht dhe spanjisht që tingëllon si një këngë globale”.

Me publikimin vjen edhe videoja e tyre muzikore e gjeneruar plotësisht nga AI (Inteligjenca Artificiale, e cila krijoi një kombinim të fantashkencës së viteve ’70 me animacion psikedelik duke përdorur mjetet e AI.

Regjisorja eksperimentale e Studios MELT, Kuba Matyka tha: “Regjia e videos muzikore të këngës ‘Stars’ ishte një aventurë e mrekullueshme. Ne e përfytyruam Beben si një heroinë të jashtëzakonshme retro-shkencore, duke nisur një udhëtim ndëryjor të ndërprerë nga një anomali e çuditshme kozmike, duke e çuar anijen e saj kozmike të përplasej në një planet alien. Ajo së shpejti ndeshet me një entitet kozmik, i cili mund të ketë diçka të bëjë me të”.

“Arritja e këtij vizioni kërkonte metoda të reja të drejtimit dhe kontrollit të AI. Kushdo që është marrë me gjenerimin e imazheve të AI e di se sa vështirësi është që AI të përmbushë dëshirat tuaja të sakta”, tha ajo.

“Është edhe më e vështirë për të marrë rezultate të qëndrueshme mbi një seri imazhesh. Tani, imagjinoni ta orkestroni këtë në të gjitha kornizat e videos duke ruajtur një rrëfim vizual koheziv”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing