Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Qyteti i Ulqinit tradicionalisht si çdo vit e hap sezonin turistik më 1 maj. Kjo datë për vite me radhë konsiderohet si fillim i sezonit, ku secili hotel dhe objekt hap dyert për të pranuar turistët e parë.
Krahas kësaj, dikush përkujdeset që në këtë qytet turistik ta mbajë gjallë edhe frymën e organizimit të aktiviteteve të ndryshme nga sfera e kulturës.
Është kjo “Organizata Turistike e Ulqinit” e cila edhe sivjet po vazhdon me organizimin e aktiviteteve të shumta kulturore, zbavitëse si dhe atyre sportive.
Në kuadër të manifestimit “Të gjithë për turizëm”, duke filluar nga 12 maji fillon cikli i organizimit të koncerteve ku të parët performojnë Ledri Vula dhe Kida, si dhe David Dreshaj dhe DJ Danko.
“Më 13 maj do të performojë grupi Sevdah baby dhe Ivana Vladoviq, ndërsa më 20 maj në Ulqin do të mbahet koncerti i grupit të njohur nga Bosnja dhe Hercegovina, Hari Mata Hari, i cili edhe karierën e vet muzikore e ka filluar në vitin 1985 pikërisht në qytetin e Ulqinit”.
“Ftojmë të gjithë qytetaret të na bashkëngjiten në këto ditë festive ku gjatë tërë muajit do te kemi edhe shumë aktivitete siç janë Teqballi në Ulqin, Pranvera në Anë të Malit, Netët e klipit shqiptar, si dhe shumë e shumë evente të tjera”, thuhet në një njoftim të Organizatës turistike.