Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Rregullatori më i lartë amerikan i privatësisë ka akuzuar Metan, kompaninë që zotëron Facebookun dhe Instagramin, se nuk ka vendosur kontrollin e duhur prindëror, shkruan BBC.
Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) ka thënë se Metas duhet t’i ndalohet të fitojë para nga të dhënat e fëmijëve.
Meta u kundërpërgjigj, duke i quajtur akuzat e rregullatorit një “marifet politik” dhe duke i akuzuar për tejkalim të autoritetit.
FTC-ja ka thënë se një hetim ka gjetur boshllëqe dhe dobësi në programin e privatësisë së Facebookut që paraqiste rreziqe të konsiderueshme për publikun, veçanërisht për fëmijët.
Sipas hetimit, përdoruesit e moshës nën 13 vjeç u lejuan të kishin biseda me kontakte të paverifikuara nga prindërit.
Rregullatori tutje ka thënë se Meta ka vazhduar t’u jap aplikacioneve të treta qasje në informacion privat, pavarësisht premtimit se do të ndërpriste qasjen nëse përdoruesit nuk do t’i përdornin aplikacionet në 90 ditët e fundit.
FTC ka propozuar një sërë veprimesh, duke përfshirë:
- Ndalim i plotë ndaj monetarizimit të të dhënave të fëmijëve dhe adoleshentëve nën 18 vjeç
- Pauzë në lansimin e produkteve të reja derisa të konstatohej se ato ishin në përputhje të plotë me rregullat e privatësisë
- Kufizimet në përdorimet e ardhshme të teknologjisë së njohjes së fytyrës. Metas do t'i kërkohet të zbulojë dhe të marrë pëlqimin afirmativ të përdoruesve për çdo përdorim të ardhshëm të teknologjisë së njohjes së fytyrës./koha.net/