Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bota duhet të përgatitet për ‘El Niño’ dhe temperatura të reja rekord – paralajmëron OKB

Të Tjera  |  04.05.2023 Ora 8:38   

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një gjasë në rritje që fenomeni i motit El Niño do të ndodhë në muajt e ardhshëm, duke nxitur temperatura më të larta globale dhe ndoshta rekorde të reja të nxehtësisë.

Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së (WMO) tha se tani vlerëson se ka një shans 60% që El Niño të ‘zhvillohet’ deri në fund të korrikut dhe një shans 80% që do ta bëjë këtë deri në fund të shtatorit, shkruajnë mediat e huaja.

El Niño, i cili është një model klimatik i natyrshëm i lidhur zakonisht me rritjen e nxehtësisë në mbarë botën, si dhe thatësirën në disa pjesë të botës dhe shirat e dendur gjetkë, ka ndodhur për herë të fundit në 2018-2019.

Megjithatë, që nga viti 2020, bota është goditur nga një La Niña jashtëzakonisht e gjatë – e kundërta e El Niños – e cila përfundoi në fillim të këtij viti, duke ia lënë rrugën kushteve aktuale neutrale.

Megjithatë, OKB-ja ka thënë se tetë vitet e fundit ishin më të ngrohtat e regjistruara ndonjëherë, pavarësisht se efekti ftohës i La Niña-s shtrihej në gati gjysmën e asaj periudhe.

Pa atë fenomen të motit, situata e ngrohjes mund të ishte edhe më e keqe.

La Niña “veproi si një frenim i përkohshëm në rritjen e temperaturës globale”, citohet të ketë thënë në një deklaratë shefi i WMO, Petteri Taalas.

“Zhvillimi i një El Niño ka shumë të ngjarë të çojë në një rritje të re të ngrohjes globale dhe të rrisë mundësinë e thyerjes së rekordeve të temperaturës”, paralajmëroi ai.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing