Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pronari i Tinderit ka njoftuar se do të largohet nga Rusia deri më 30 qershor, raportoi të martën Reuters.
"Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut”, ka deklaruar kompania në një raport vjetor të botuar të hënën. “Markat tona po ndërmarrin hapa për të kufizuar qasjen në shërbimet e tyre në Rusi dhe do të përfundojnë tërheqjen e tyre nga tregu rus deri më 30 qershor 2023”, thuhet më tej në njoftim.
Shumë oftues të shërbimeve digjitale me pak staf në Rusi, si Spotify dhe Netflix, janë tërhequr menjëherë pasi Moska filloi fushatën e saj ushtarake në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.
Match, markat e të cilit përfshijnë aplikacione takimesh si Tinder, Hinge dhe PlentyOfFish, ka bërë pak deklarata publike në lidhje me operacionet e saj në Rusi, por ka shënuar ndikime negative në biznesin e saj evropian në mars të vitit të kaluar./koha.net/