Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Norma vjetore e inflacionit të konsumatorit në Eurozonë u rrit në 7 për qind në muajin prill për shkak të rritjes së kostove të energjisë, duke përmbushur parashikimet e tregut.
Sipas vlerësimeve të Zyrës evropiane të Statistikave, inflacioni shënoi rritje nga niveli më i ulët 13-mujor prej 6.9 për qind në muajin mars, pra pas katër muajve rënie.
Çmimi i energjisë në bazë vjetore u rrit me 2.5 për qind, pasi ra me 0.9 për qind në muajin mars.
Ndërsa kostot e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit pritet të kenë normën më të lartë vjetore në muajin prill me 13.6 për qind, duke zbritur nga 15.5 për qind në muajin mars.
Në bazë mujore, indeksi i konsumit në Eurozonë u rrit me 0.7 për qind në muajin prill.
Kostoja e energjisë në zonën e monedhës së vetme vlerësohet të ketë rënë me 0.8 për qind në bazë mujore. /Telegrafi/