Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Galla Caffe, shoqëruesi juaj më i mirë i ditës

Të Tjera  |  28.04.2023 Ora 8:34   

Kafeja është shoqëruesi më i mirë për një ditë sa më të qetë dhe të mbarë. Për të gjithë përdoruesit e kafes më poshtë po ju shënojmë disa nga të mirat që na sjell përdorimi i Galla Caffe. 

A e dini çfarë efekti ka ajo në trurin tonë?
Për fat të mirë, shkenca mund të na e tregojë. Pikësëpari, shkencëtarët janë kafepirësit më të mëdhenj nga të gjithë. ndaj, ata kanë qenë më të motivuar për të ditur më tepër për efektet magjike të kafes. Ja faktet shkencore thelbësore që kushdo duhet t’i dijë për kafen.

Efekti i molekulave të kafeinës
Forma e kafeinës është e ngjashme me një molekulë të rëndësishme të quajtur “adenozinë”, e cila rregullon funksionin e trurit. Kafeina është e ngjashme me adenozinën dhe shkakton të njëjtin efekt në tru.

Përveç kafeinës, ka përbërës të tjerë në kafe që i bëjnë mirë shëndetit
Kafeja përmban qindra përbërës të tjerë, si antioksidantët, që e mbrojnë trupin nga radikalet e lira. Këto molekula shkaktojnë plakjen dhe lidhen me sëmundjet si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Studimet tregojnë se ata që e pijnë kafen kanë një risk më të ulët për sëmundjen e Alzheimerit, Parkinsonit, diabetin e tipit 2 dhe shumë sëmundje të tjera. 

Me kafe luftoni depresionin
Një hulumtim i bërë në Harvard ka zbuluar se nëse pini çdo ditë nga 4 kafe, niveli i depresionit do të zvogëlohet për 20% tek femrat. 4 kafe në ditë gjithashtu e ulë edhe rrezikun e vetëvrasjeve për 53% sepse thuhet se ato janë të mjaftueshme për të rritur produktivitetin dhe të ju bënë më të lumtur.

Ka një kohë më të përshtatshme për të pirë kafe
Kjo pasi ne udhëhiqemi nga cikli biologjik prej 24 orësh, i njohur si ora cirkadiane. Kur zgjoheni herët në mëngjes, truri është ende i pajisur me kortizol, një përbërës natyral që ju mban vigjilentë. Ndaj, edhe pse mund t’ju duket sikur keni nevojë për kafe, në fakt ajo nuk ju nevojitet. Më mirë të prisni derisa nivelet e kortizolit të ulen.  

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing