Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Rreth 60 mijë turistë nga Kosova e kanë vizituar Ulqinin gjatë vitit të kaluar. Kështu u tha në konferencën e mbajtur në kuadër të panairit të turizmit, nga Organizata Turistike e Ulqinit (OTU).
Drejtori i kësaj organizate, Qazim Hoxhiq, prezantoi ofertën e turizmit të Ulqinit derisa njoftoi edhe për festivalet që do të mbahen këtë vit.
Ai tha se me 30 qershor, Ramë Lahaj do të performojë në Kalanë e Ulqinit.
“Turizmi është jetik për Ulqinin, është një industri që krijon vende të shumta të punës. E promovon trashëgiminë e Ulqinit dhe mjedisin. Ulqinin e vizitojnë shumë turistë, më të afërt janë pushuesit nga Kosova me të cilët ndajmë gjuhën, etninë. Vitin e kaluar, kanë qenë 58 mijë turistë nga Kosova dhe që kanë realizuar rreth 300 mijë fjetje“, tha ai.