Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Si të shuhet ankthi në mënyrë natyrale

Të Tjera  |  24.04.2023 Ora 10:21   

Ankthi shoqërohet me ndjenja të frikshme që trondisin të gjithë organizmin deri në qelizë. Ndonëse ndjesia e të qenit të pashpresë është e madhe, ka disa kura natyrale që ndihmojnë në shuarjen e ankthit.

Çfarë duhet të bëhet që të mbahet ankthi nën kontroll?
 

Mos të teprohet me alkoolin

Një gotë ose dy tingëllojnë një alternativë e pranueshme për qetësimin e emocioneve. Por nëse e teprohet me alkoolin, atëherë ka mundësi të përballjes me një nivel më të lartë të ankthit.

 

Pirja e tepruar e alkoolit ndikon ndjeshëm në punë e shtëpi, por jo vetëm kaq. Alkooli mund të nxisë probleme të tjera shëndetësore që shtojnë ankthin.

Rregulli i artë është jo më shumë se një pije alkoolike, pra një gotë, në ditë për femrat dhe jo më shumë se 2 pije për meshkujt.
 

Aktiviteti fizik
 

Mjafton një ecje prej 10 minutash ose një aktivitet fizik për 45 minuta. Secila prej këtyre alternativave do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, njësoj si shuan aspirina dhimbjen e kokës.

Nëse kryeni një aktivitet të rregullt fizik të paktën 3 herë në javë, do të vini re që krizat e ankthit do të pakësohen.
 

Kopshtaria

Kontakti me natyrën dhe në veçanti përkujdesja për bimët dhe lulet është një kurë që funksionon. Kopshtaria është një aktivitet stimulues për trurin. Nëpërmjet këtij aktiviteti do të ndiheni më mirë nga ana emocionale.

Për më tepër, ju do të kaloni më shumë kohë jashtë ambienteve të mbyllura.
 

Terapia e aromave

Aroma si ajo e lavandës, kamomilit dhe trëndafilit ju vijnë në ndihmë. Këto aroma mund t’i gjeni në formën e vajrave esencialë, të cilat mund t’i nuhasni ose të fërkoni zona të trupit, kryesisht qafën.

Ekspertët mendojnë se këto aroma dërgojnë mesazhe kimike në tru, të cilat ndikojnë për mirë te humori dhe emocionet.
 

Gjumi

Gjumi furnizon trurin me energji dhe përmirëson humorin dhe përqendrimin. Nëse flini mjaftueshëm do të jeni më pak të prekur nga ankthi.

Kujdesuni që të flini të paktën 7 deri në 9 orë në ditë. Përpiquni t’i përmbaheni një orari të caktuar gjumi dhe zgjimi.

Dhoma e gjumit duhet të jetë e freskët, në errësirë dhe pa zhurma.

Aktiviteti fizik përmirëson gjumin, për sa kohë ushtroheni në mëngjes ose pasdite. /Agroweb

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing