Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sindikata Verdi u bëri thirrje punëtorëve të zonave të sigurisë në aeroportet e Dyseldorfit, Kolnit/Bonit dhe Hamburgut të bëjnë grevë më 20 dhe 21 prill.
Verdi bëri thirrje për greva paralajmëruese gjithë ditore të enjten dhe të premten për punonjësit e sigurisë në aeroportet e Dyseldorfit, Hamburgut dhe Kolnit/Bonit.
“Greva fillon natën e së enjtes dhe përfundon natën nga e premtja në të shtunë”, tha sindikata Verdi.
Sektorët që do të preken përfshijnë zonën e kontrolleve të sigurisë së aviacionit, kontrollin e pasagjerëve, kontrollin dhe shërbimin e personelit dhe mallrave. Në aeroporte priten kohë më të gjata pritjeje apo edhe anulime fluturimesh për shkak të grevës”, paralajmëroi sindikata.
Zëdhënësi i aeroportit të Hamburgut tha se të enjten dhe të premten të gjitha nisjet do të anulohen ose do të kryhen pa pasagjerë. Ai shtoi se nga greva mund të preken rreth 80 mijë pasagjerë.
Media gjermane njoftoi se në ditët në vijim greva paralajmëruese planifikojnë edhe hekurudhat gjermane dhe kompani të tjera hekurudhore.
Nuk dihet ende një datë e saktë, por sipas raportimeve të medieve është folur për një grevë këtë të premte. /Deutsche Welle/