Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pyetjet me të cilat mund të përballeni kur doni ta vizitoni Evropën

Të Tjera  |  19.04.2023 Ora 10:34   

Ku shkoni dhe dëshmi të mjeteve për të qëndruar në periudhë të caktuar, mund të jenë kërkesat që policia mund t’ua shtrojë qytetarëve të Kosovës që nga 1 janari i vitit të ardhshëm synojnë të lëvizin pa viza drejt Evropës, ka thënë korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj.
 

Palokaj ka thënë se vendimi i së martës i Parlamentit Evropian për liberalizim vizash është lehtësim i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës. Ai ka treguar se deri në hyrjen në fuqi të sistemit të verifikimit, ETIAS, qytetarët e Kosovës nga 1 janari do të mund të lëvizin drejt vendeve të Evropës vetëm me pasaportë biometrike.
 

“Ekziston e drejta e udhëtimit pa viza nga 1 janari për ata që mund të dëshmojnë se po udhëtojnë për turizëm. Policia ka të drejtë të kërkojë përgjigje në pyetjet se ku shkoni? Nëse shkoni në vizitë private, të thoni se ku do të jeni? Duhet të dëshmoni se s’do të jeni në rrugë. Mund të keni rezervim të hotelit e mund të kërkojnë nëse thoni se do të rrini 10 ditë të dëshmoni se keni mjaft mjete për të qëndruar për atë periudhë”, ka thënë Palokaj.

 

Sa i përket sistemit ETIAS që s’dihet kur do të hyjë në fuqi, Palokaj ka thënë se ai është vetëm autorizim digjital që merr kohë pak minuta për realizim e që vlen 3 vjet.

 

“Tash për tash, nga 1 janari, s’ka nevojë për asnjë procedurë shtesë, pos nevojës që të dëshmohet”, ka thënë ai.

Sot në Strasburg do të nënshkruhet vendimi për liberalizmin e vizave për Kosovën, pasi të martën Parlamenti Evropian (PE) në seancë plenare ka miratuar këtë akt, me çka edhe ka marrë fund procesi i vendimmarrjes.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing