Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kompania SpaceX po planifikon që të testojë sërish lansimin e raketës drejt orbitës së Tokës, pasi këtë nuk ia doli ta bënte më 17 prill. Kompania njoftoi se po punohet që gjithçka të jetë gati që nga baza e Teksasit, të enjten (20 prill) raketa të lëshohet në orën 8:28 dhe gjithçka të përfundojë në orën 09:30.
“Përveç testimit të fazës së sipërme të Starship, ekipi ka kryer teste të shumta të raketës Super Heavy”, thuhet në njoftimin e kompanisë në uebfaqen zyrtare.
Raketa Starship nuk u lansua të hënën për shkak të telasheve me valvula, ka bërë të ditur shefi i kompanisë, Elon Musk. Për disa orë shikuesit e përcollën direkt momentin kur pritej të lansohej, derisa kur kjo s’ndodhi pati shumë reagime në rrjetet sociale.
Starship është raketa më e madhe ndonjëherë e punuar nga kompania e Muskut. Gjatësia e saj është 120 metra.