Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Artisti, DJ dhe producenti i mirënjohur në tregun ndërkombëtar, DJ Regard, së fundmi ka shitur katalogun e tij muzikor me vetëm pesë projekte muzikore për katër milionë e 500 mijë dollarë (katër milionë e 100 mijë euro) dhe me këtë ka bërë të arrihet rekordi më i ri në industrinë e muzikës botërore.
Kështu ai ka kaluar Justin Bieber, Dr.Dre, Calvin Harris, Taylor Swift e shumë artistë të tjerë të famshëm e më ndikim të madh në skenën muzikore botërore.
Sipas menaxherit Hajriz Bajrami, i cili është drejtor i kompanisë me seli në Kosovë, ‘LEAF Management’, që po ashtu menaxhon Regardin, Era Istrefin, Drop G dhe disa artistë të tjerë, kjo marrëveshje ishte sfidë në vete si pasojë që negocimi i kësaj marrëveshje ka zgjatur për tetë muaj dhe del të arrihet rekord krahas artistëve të tjerë që ka njohur deri më tani industria e muzikës.
Sipas Bajramit, një projekt muzikor është shitur hiq më pak se 900 mijë dollarë (800 mijë euro) dhe në total për pesë projekte muzikore është arritur shuma katër milionë e 500 mijë.
Justin Bieber nga ana tjetër shiti katalogun e tij muzikor në janar të vitit 2023 me vlerë prej 660 mijë eurosh për një këngë.