Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ermonela Jaho rikthehet në Tiranë, sopranoja me famë botërore sjell eksperiencën për studentët

Muzikë  |  18.04.2023 Ora 8:28   

“Teatrin nuk e bëjnë të huajt, teatrin do e bëjmë ne”. Kjo është thirrja që sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho ka për të gjithë studentët që janë bërë pjesë e programit Akademia Teatrale në Tiranë. Të qenit pjesë e skenës operistike kërkon më shumë sesa vetëm zërin lirik, ndaj një pjesë të eksperiencës së saj skenike Ermonela vendosi ta sjellë në Shqipëri.

 Edhe pse pritshmëritë për një pjesëmarrje të lartë ishin të shumta, duket se vendi ynë ka ende pjesë të mbetura nga mentaliteti i së shkuarës.

 “Unë vij këtu me një dashuri të pakushtëzuar se vë veten në vendin e këtyre artistëve të cilët kanë nevojë të ndihen të motivuar, të vlerësuar dhe te ju jepet një shpresë. Është e trishtë të dëgjosh që kanë studiuar 10-15 vite dhe nuk janë të konkurueshëm me botën”, shprehet Jaho.  

Sopranoja e njohur gjithashtu nuk e përjashton mundësinë për të qenë pjesë e skenës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me një koncert së bashku me talentet e rinj.

 “Patjetër, në qofte se edhe nuk kam pasur mundësi për të kënduar dhe performuar nga ana shpirtërore, vij sa here kam mundësi për ta transmetuar aq sa kam mundësi te artistët e rinj. Do kisha dëshirë ndoshta me artistët e rinj të bëja një shfaqje, me kastin e tyre”, thotë Jaho. 

Për pesë ditë me radhë Ermonela Jaho ka pritur talentet e rinj me synim përgatitjen e tyre jo vetëm për skenën shqiptare por dhe atë të huaj.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing