Prodhuesi i videolojërave Angry Birds ka rënë dakord të blihet nga gjigandi japonez i lojërave që qëndron pas personazhit Sonic the Hedgehog. Sega Sammy Holdings e Japonisë po paguan 706 milionë euro (625 milionë funte) për Rovio Entertainment me bazë në Finlandë.
Rovio ka thënë se Angry Birds ishte loja e parë celulare që u shkarkua një miliard herë, dhe marka ka prodhuar gjithashtu dy filma Angry Birds. Sega po kërkon të shfrytëzojë ekspertizën e Rovio në lojërat celulare.