Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ariana Grande ka reaguar pas “shqetësimeve” të fansave për trupin e saj, duke i nxitur ata të jenë më të sjellshëm me të tjerët.
Këngëtarja adresoi diskutimet e gjata për dukjen e saj.
“Mendoj se mund të jemi, mendoj se duhet të jemi më të butë dhe më pak rehat të komentojmë mbi trupat e njerëzve, pavarësisht se çfarë. Nëse mendoni se po thoni diçka të mirë ose me qëllim të mirë, çfarëdo qoftë ajo, e shëndetshme, e pashëndetshme, e madhe, e vogël, kjo, ajo – ne duhet të punojmë vërtet që të mos e bëjmë atë aq shumë”.
Grande foli për versionin “e pashëndetshëm” të trupit të saj që fansat e kanë krahasuar, shkroi nme.
“E di se trupi që e keni krahasuar me trupin tim aktual ka qenë versioni i pashëndetshëm i trupit tim. Isha me shumë antidepresantë dhe ushqehesha dobët. Në pikët më të ulët të jetës kur shikoj se si e konsideroni ‘shëndetin’ tim, ai në fakt ka qenë trupi i pashëndetshëm”, ka thënë ai.
Ajo theksoi se gjithkush është i bukur në mënyrën e vet.