Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Personi që zbuloi Madonna-n, Seymour Stein, ka vdekur në moshën 81-vjeçare

Muzikë  |  03.04.2023 Ora 13:12   
Seymour Stein ka vdekur në moshën 81-vjeçare.
 
Seymour Stein, i cili ishte personi i parë që nënshkroi superyllin botëror Madonna kur ajo ishte e panjohur në 1983, vdiq të dielën (02.04.23) pas një betejën me kancerin, konfirmoi për Variety vajza e tij Mandy.

Ajo tha për median: "Unë u rrita e rrethuar nga muzika. Nuk pata edukimin më konvencional, por nuk do ta ndryshoja jetën time dhe marrëdhënien time me babin për asgjë, dhe ai ishte një gjysh i dashur dhe i kujdesshëm që mori kënaqësi në çdo moment me tre mbesat e tij. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për çdo minutë që familja jonë kaloi me të dhe që muzika që ai solli në botë ndikoi kaq shumë jetët e njerëzve në një mënyrë pozitive”.

Në vitin 1966, Seymour u afrua nga producenti dhe kantautori Richard Gottehrer për të krijuar së bashku Sire Records, dhe megjithëse vitet e tyre të para ishin komercialisht të dobëta, dyshja më vonë arritën sukses në vitet 1970 kur nënshkruan grupin rock Talking Heads.

Në fillim të viteve 1980, Seymour po shërohej nga operacioni në zemër kur dëgjoi një demo të 'Everybody' nga një Madonna e panjohur në atë kohë dhe pasi nënshkroi këngëtaren e klubit të natës me labelin e tij, pa gjashtë prej albumeve të saj të fitonin statusin multi-platinum me më shumë se 10. miliona disqe të shitura.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing